Mbi 500 civilë të vrarë në Kharkiv, mes tyre 24 fëmijë
Mbi 500 civilë të vrarë në Kharkiv, mes tyre 24 fëmijë

Të paktën 503 civilë kanë humbur jetën në Kharkiv që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Deklarata vjen nga kreu i rajonit lindor të Ukrainës, Oleg Synegubov, sipas të cil;it mes viktimave janë edhe 24 fëmijë.
“Kjo është një popullsi civile e pafajshme, nuk do t’i falim asnjë jetë”, ka shkruar ai në Telegram.
Kharkivi, i cili ndodhet 40 km nga kufiri rus, kishte një popullsi prej 1.5 milionë banorësh para fillimit të luftës.
Ndryshe nga pjesët e tjera të Ukrainës, të cilat kanë parë një ndërprerje të luftimeve, ndërsa Rusia kthehet në lindje, Kharkiv nuk ka parë asnjë pushim.