Mbi 500 policë në aksion, arrestohen 34 persona në Itali
Mbi 500 policë në aksion, arrestohen 34 persona në Itali

Policia italiane deklaroi këtë të premte se kishte arrestuar 34 persona në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi për pornografinë e fëmijëve.
Në deklaratë, theksohet se 100 kontrolle u kryen gjithashtu në 56 qytete, raporton Rai.
Operacioni po kryhet nga Policia e Shtetit Italian në koordinim me prokurorinë e Katanias dhe në aksion kanë marrë pjesë mbi 500 policë.