Mbi 81 milion të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 81 milion. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 81.000.014 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19. Katër vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Më shumë të shëruar janë regjistruar në SHBA (18.113.821), Indi (10.603.213), Brazil (8.678.327) dhe Rusi (3.577.907) ndërsa më pas radhiten Turqia (2.468.419), Italia (2.216.050), Britania e Madhe (2.125.331), Gjermania (2.112.000), Kolumbia (2.072.793), Argjentina (1.814.160), Meksika (1.535.786), Afrika e Jugut (1.385.996) dhe Polonia (1.336.467).

Ndërsa në të gjithë botën 25.419.737 persona janë ende janë nën trajtim. Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar 108.970.592 njerëz dhe duke shkaktuar 2.401.124 të vdekur.

LEXO EDHE:

Back to top button