Mbi shtatë mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi shtatë mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 7.221 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 780 raste pozitive.

Kurse, është konfirmuar një rast i vdekjes dhe janë shëruar 1.562 persona.

Ndërsa, gjatë këtij 24 orëshi nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë dhënë afër 2 milionë doza vaksine kundër COVID-19.

MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare të vaksinohen me doza përforcuese, ndërsa personat mbi moshën 60 vjet mund të vaksinohen edhe me dozën e katër të vaksinës.

Po ashtu, me qëllim të mbrojtjes së nënës dhe fëmijës, MSH-ja rekomandon vaksinimin edhe të grave shtatzëna.

Kurse, IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të mbajnë maskat në ambiente të mbyllura.

LEXO EDHE:

Back to top button