Mbledhje e Kuvendit, më shumë pika në rend të ditës

Në seancën e 54 të Kuvendit do të debatohet rreth propozim/buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, në lexim të dytë.
Para deputetëve është edhe propozimi për zgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit. Në këtë mbledhje të Kuvendit në rend dite është edhe Ligji për ndjekjen e komunikimeve, Ligji për mbrojtje nga materiet eksplozive si dhe ligji për të huajt, të gjitha në lexim të dytë.