Mbledhje të dy komisioneve parlamentare

Mbledhje të dy komisioneve parlamentare

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisionet për Financim dhe Buxhet dhe ai për Mbrojtje e Siguri.

Projektligji për mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për përballimin e krizës energjetike, pas një procedure të shkurtuar, është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për Financim dhe Buxhet.

Anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë do të diskutojnë tre propozim-vendime, për dërgimin e një pjesëtari të Ushtrisë për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje dhe Hercegovinë, për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë për të marrë pjesë në operacionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, në Republikën e Libanit (janar 2023 deri në korrik 2023) dhe për dërgimin e një anëtari të ushtrisë për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “EUTM RCA” në Afrikën Qendrore.

LEXO EDHE:

Back to top button