Mblidhet shtabi operativ i MPB-së, fillon përgatitjet për procesin zgjedhor

Mblidhet shtabi operativ i MPB-së, fillon përgatitjet për procesin zgjedhor

Në prag të nisjes së fushatës parazgjedhore u mblodh sot shtabi operativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri teknik Pançe Toshkovski, dha udhëzime për nivel të lartë të vigjilencës dhe gatishmërisë së policisë, si dhe për mbledhjen e informacionit operativ për të parandaluar kërcënimet e mundshme ndaj situatës së sigurisë në periudhën parazgjedhore. Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike dhe anëtarët e Shtabit Operativ informuan se situata e sigurisë është e qëndrueshme, dhe se policia është e gatshme të përballet me sfidën e ardhshme të sigurisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve. Për të parandaluar çdo përpjekje të rrezikimit të procesit zgjedhor, deri më tani janë mbajtur pesë takime me Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe po zhvillohet trajnim shtesë të nëpunësve të policisë, njoftuan nga Ministria e Brendshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button