Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri, pritet lehtësim i masave anti-Covid

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme për të njoftuar masat e reja anti-Covid.

Pritet që Komiteti të lehtësojë masat, si heqjen e maskave në ambientet e jashtme dhe ndryshimin e orës policore, e cila aktualisht është në 22:00. Lehtësimi i këtyre masave pritet të bëhet pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend. Kujtojmë se ditën e djeshme, pas 244 ditësh, nuk u shënua asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe numri i infektimeve.

LEXO EDHE:

Back to top button