Mbretëresha e parë evropiane që mori vaksinën antiCovid-19

Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe është e para e cila mori vaksinën ndaj Covid-19.

- Advertisment -

80 vjeçarja u vaksinua ditën e Vitit të Ri, sipas një deklarate nga Royal Court. Ata gjithashtu konfirmuan se mbretëresha do të marrë dozën e dytë të vaksinës pas tre javësh.

Margrethe II është mbretëresha e parë evropiane e cila shpalli lajmin e vaksinimit të saj. Ndërkohë , pallati Buckingham ka refuzuar të japë informacion nëse princi Philip ka marrë vaksinën apo jo, duke insistuar se kjo është një çështje private.

Deklarata e shtëpisë mbretërore daneze thotë se ”Mbretëresha ka marrë sot dozën e parë të vaksinës Covid-19. Ajo do të rivaksinohet përsëri pas tre javësh”, raporton Ora News.

Udhëheqës të tjerë botërorë që e kanë marrë tashmë vaksinën Covid-19 janë presidenti i zgjedhur i SHBA , Joe Biden, kryeministri i Izraelit, Banjamin Netanyahu, kryeministri i Çekisë, Andrej Babis dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

LEXO EDHE:

Back to top button