Mbretëresha Elizabeta kërkon ekspert për Instagram, ja sa është paga

Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë kërkon person i cili do ta menaxhojë profilin e saj në Instagram për pagë prej 27.000 funte në vit, theksohet në konkursin e shpallur në ueb faqen e Mbretërisë.

Në njoftim thuhet se kandidati do të menaxhojë porositë e Pallatit Buckingham në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet që kandidatët të kenë “talent për kreativitet” dhe”sy për dizajn”, raporton e përditshmja londineze “Sun”.

“Nuk do të keni dy ditë të njëjta. Do të keni mundësinë të përparoni në karrierën tuaj dhe të lini gjurmë në zemrën e këtij institucioni të famshëm”, thuhet në njoftim.

Konkursi është i hapur deri më 7 shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button