Mbreti Charles III në parlamentin skocez: Nëna ime gjeti këtu parajsën

Mbreti Charles III në parlamentin skocez: Nëna ime gjeti këtu parajsën

Paralelisht me zinë për nënën e ndjerë, Elizabetën e dytë, Mbreti Charles vijon turin e prezantimin si monarku i ri rreth Britanisë së Madhe.

Për herë të parë që prej trashëgimit të fronit, ai dhe bashkëshortja Camilla morën pjesë në një seancë të parlamentit skocez, ku ligjvënësit ishin mbledhur për t’i bërë homazhet mbretëreshës Elizabeta dhe për të konsideruar një mocion ngushëllimi.

Charles mbante veshjen tradicionale skoceze kur vizitoi parlamentin. Kryeministrja e Skocisë risolli në vëmendje një sërë kujtimesh personale me mbretëreshën gjatë fjalës së saj.

“Mbretëresha Elizabet, mbretëresha e Skocezëve, të jemi mirënjohës përjetë”, ishin fjalët e kryeministres. Teksa ju drejtua ligjvënësve për herë të parë si monark, Charles i 3-të tha nëna e tij kishte gjetur një parajsë dhe një shtëpi, në tokën skoceze.

LEXO EDHE:

Back to top button