“Mbreti i drogës”, Carrillo Fuentes dënohet me 28 vjet burg

Vicente Carrillo Fuentes, ish-udhëheqësi i kartelit Juarez, është dënuar me 28 vjet burg për trafik droge, njoftuan të martën autoritetet meksikane.

Akuzat ndaj Carrillo Fuentes përfshijnë krimin e organizuar, operacione me burime të paligjshme dhe koleksion armësh.

Carrillo u kap në tetor 2014 në shtetin verior Coahuila. Carrillo ishte një nga 5 kriminelët më të kërkuar nga Agjencia e Luftimit të Drogës ose DEA.

I akuzuar për krime të shumta, Carrillo është fajësuar për përshkallëzimin e dhunës në shtetin verior Chihuahua, duke e bërë qytetin Juarez si një nga qytetet më të rrezikshëm në botë.

Vicente Carrillo Fuentes mori kontrollin e Kartelit Juarez në vitin 1997 pasi vëllai i tij Amado Carrillo, i njohur si “Zoti i Qiellit”, vdiq gjatë një operacioni plastik, të cilit ai dyshohet se iu nënshtrua për të ndryshuar pamjen e tij fizike për të shmangur arrestimin.

DEA shpalli kartelin Juarez si një nga shpërndarësit kryesorë të substancave ilegale përmes kufirit amerikan. FBI-ja gjithashtu ishte në kërkim të Carrillos për vrasje, pastrim parash dhe akuza për trafik droge.

Atëherë SHBA-ja ofroi 5 milionë dollarë për informacione që çojnë në arrestimin e tij.

Që nga arrestimi i tij në 2014, narko-bosi ka apeluar çështjen e tij disa herë. Madje, arriti mbrojtje kushtetuese në vitin 2016 për parregullsi të dyshuara në kapjen e tij./AA

LEXO EDHE:

Back to top button