“Mbreti” Kielini: Ky trofe është për ju

Italia ka fituar Kampionatin Evropian pasi mposhti në finale Anglinë. Futbollistët e Roberto Mançinit zhvilluan një turne fantastik dhe me plot meritë fituan në fund. Pas triumfit në “Uembli”, tani futbollistët italian janë rikthyer në shtëpi.

“Azzurët”, u pritën në qytet nga qindra tifozë të cilët ishin tejet të ngazëllyer me triumfin e skuadrës së tyre.

Festa nuk pritet të ndalet në Itali pasi të gjithë janë të lumtur për fitimin e trofeut të dytë të Kombëtares së tyre në ‘Euro’ pas 53 vite pritjesh. Kapiteni i Italisë Xhorxhio Kiellini iu drejtua turmës duke thënë: “Ky trofe është për ju”.

LEXO EDHE:

Back to top button