Mbreti suedez: Strategjia kombëtare ndaj koronavirusit ka dështuar

Mbreti Carl XVI Gustaf i Suedisë e ka përshkruar vitin 202O si të “tmerrshëm” dhe ka thënë se strategjia kombëtare për koronavirus ka dështuar.
Ai i ka bërë këto komente në një fjalim vjetor televiziv nga ana e familjes mbretërore.
Suedia është kritikuar për një qasje ndryshe të pandemisë së koronavirusit, duke dhënë vetëm udhëzime dhe duke mos vendosur kurrë masë izolimi.
Ky shtet deri më tani ka regjistruar gati 350,000 persona të infektuar dhe më shumë se 7,800 viktima.
“Mendoj se kemi dështuar. Kemi një numër të madh të të vdekurve dhe kjo është e tmerrshme”, ka thënë mbreti.
“Populli i Suedisë është përballur me situatë jashtëzakonisht të vështirë. Kemi në mendje të gjithë anëtarët e familjeve që nuk kanë mundur t’iu thonë lamtumirë familjarëve të vdekur. Mendoj se kjo është përvojë e rëndë dhe traumatike, që të pamundësohet lamtumira e ngrohtë”.