Mbrojtësi dëmtohet ndaj Romës dhe rrezikon të mos luajë ndaj Barcelonës

Dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes Inter-Roma, stadium “San Siro” heshti për disa sekonda. Arsyeja ishte dëmtimi i Benjamin Pavard, i cili mbeti në tokë pasi kishte dëmtuar keq kyçin e këmbës së majtë.

Mbrojtësi francez pësoi një ndrydhje, por u përpoq të qëndronte në fushë për disa minuta përpara se të rrëzohej në tokë dhe të kërkonte zëvendësim (Bisseck hyri në fushë në vend të tij).

Klubi pret ende të kuptojë më mirë shkallën e dëmtimit, por dy ditë para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Barcelonë, sirenat e alarmit kanë rënë tek Interi. Mungesa e Pavard do të ishte thelbësore për skuadrën.

“Ai kishte një shtrembërim në kyçin e këmbës së majtë. Do ta shohim gjendjen e tij në ditët në vijim. Një dëmtim që nuk duhej në këtë moment. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne“, tha trajneri Simone Inzagi.

LEXO EDHE:

Back to top button