Mbrojtësi holandez shfaq lodhje muskulore, mungon në sfidën ndaj Salzburgut

Denzel Dumfris nuk mori pjesë në stërvitjen e djeshme në Milano dhe pas nxehjes u detyrua të shikojë seancën e shokëve nga stoli. Holandezi shfaqi lodhje muskulore dhe nuk pritet titullar mbrëmjen e sotme, pavarësisht pranisë së tij me grupin në Austri.

Në vendin e tij do të aktivizohet Mateo Darmian, që fillimisht ishte parashikuar të mbushte hapësirën e lënë bosh nga Pavari në të djathtë të mbrojtjes.

Gjithsesi, me zhvendosjen e detyruara përpara, vendin e Pavarit pritet ta marrë Jan Bisek, i cili do të bëjë kështu debutimin e tij si titullar krah Açerbit e Bastonit.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button