Mbrojtësi i Bajernit, drejton mbrojtjen falë këngëtarit të operës !?

Dajot Upamekano ka folur pr prestigjiozen “L’Equipe” në lidhje me problemet që ka pasur në komunikimin në fushë me shokët e skuadrës për shkak të tonit të zërit të tij. Qendërmbrojtësi i kampionëve të Gjermanisë, në vitin e tij të dytë në Bavari, shpjegoi se si i kapërceu vështirësitë, të cilat më parë vinin pjesërisht nga belbëzimi.
“Në fëmijëri, e kisha të vështirë të komunikoja me shokët e ekipit kur isha në fushë. Kjo është arsyeja pse vendosa të punoja me një profesionist për të ngritur tonin tim në mënyrën e duhur,” shpjegoi Upamekano.
“E bëra që të mund të vazhdoja të dëgjohesha për 90 minuta pa humbur intensitetin. Në këtë mënyrë mund të drejtoja mbrojtjen”.
Si e zgjidhi problemin mbrojtësi? Duke iu drejtuar një mësuesi të këndimit. Një këngëtar opere, po. Dhe që më bëri të bëj disa ushtrime për të forcuar zërin, duke përfshirë diçka në nivelin e të kënduarit”, ka zbuluar lojtari.
Ashtu siç ka shpjeguar në të kaluarën për “Le Pariesien”, Upamekano ka folur edhe për disa probleme që kishin të bënin me belbëzimin.
“Nuk mund të shprehesha si duhet, më tallnin në shkollë. Nuk ishte e lehtë, por me kalimin e viteve arrita të fshij disa siklete. Jam stërvitur shumë, derisa kam bërë përparim: tejkalimi i disa problemeve është vetëm një gjë psikologjike”, tha mes tjerash Upamekano.