Mbrojtësi i Barcelonës komenton blerjen e Real Madridit

Xhud Belingam po mahnit tifozët e Realit të Madridit, por jo vetëm. Impakti i talentit anglez në La Liga ka qenë fantastik. 20-vjeçari është shndërruar në goleadorin e Realit. Deri tani numëron 10 gola dhe 3 asiste mes kampionatit spanjoll dhe Ligës së Kampionëve. Shifra që kanë bërë për vete edhe “armiq” te Barcelona. Mbrojtësi i skuadrës katalanase, Andreas Kristensen komentoi ecurinë fantastike të Bellingham në një prononcim për “TV2SPORT”.

“Është bërë e mërzitshme të ulesh të shohësh rezultatet e Realit dhe golat e Bellingamit… Nuk e di se sa gola ka shënuar deri tani, thjesht po shënon në çdo ndeshje. Çfarë blerjeje, Reali i Madridit ka nënshkruar me një futbollist të shkëlqyer”, u shpreh mbrojtësi danez i Barcelonës.

Belingami u kërkua me ngulm edhe nga Man. Siti gjatë merkatos verore, por ai në fund zgjodhi “Los Blankos”, që paguan 103 mln euro në arkat e Borusia Dortmund.

LEXO EDHE:

Back to top button