Mbrojtësi i Barcelonës nuk dëshiron të largohet

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Zhordi Alba nuk ka asnjë arsye të largohet nga Barcelona këtë verë.  Klubi italian Inter ka shprehur interesim së fundmi për mbrojtësi, por ai dëshiron qëndrimin në “Camp Nou” deri në përfundim të kontratës së tij në vitin 2024.

Spanjolli, sezonin e kaluar zhvilloi 49 paraqitje me fanellën e ‘Blaugranëve’ në të gjitha garat, duke realizuar pesë gola dhe 15 asistime.

32-vjeçari, aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Spanjës në “Euro 2020”.

LEXO EDHE:

Back to top button