Mbrojtësi i Bournemautit përfundon në radarin e Real Madridit

Mbrojtësi i Burnemaut, Dean Huijsen thuhet se ka përfunduar në radarin dhe listën e dëshirave të gjigantit spanjoll, Real Madridit. Skuadra spanjolle nuk e ka prioritet ardhjen e një qendërmbrojtësi për vitin 2025, por ata po mbledhin një listë dëshirash për këtë pozicion.

“Los Blankos” i kanë vënë sytë te një lojtar që shumë besojnë se do të jetë një reprezentues i ardhshëm i Spanjës. Sipas “Diario AS”, mbrojtësi i Burnemouth, Huijsen ka qenë mbresëlënës që nga ardhja e tij në Ligën Premier nga Juventusi dhe Real Madridi po i kushton vëmendje.

Informacioni i tyre është se nga të gjithë kandidatët në listën e tyre të ngushtë, Huijsen është opsioni i preferuar aktualisht. 19-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje deri tani në Ligën Premier

LEXO EDHE:

Back to top button