Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë po shkëlqen në Turqi
Arlind Ajeti po kalon një edicion të mirë me Bodrumspor në Turqi. Ai është vlerësuar me notën 9.3 falë golit të realizuar kundër ndaj Hatajspor për të zhbllokuar takimin në minutën e 53-të.
Mbrojtësi i Kombëtares mori një krosim nga këndorja, për të gjetur golin me kokë. Për 32-vjeçarin ishte goli i katërt në kampionat për këtë sezon. Ajeti është bërë pjesë e formacionit të javës së 28-të të kampionatit turk.







