Mbrojtësi i Realit nuk fshihet: Pësojmë shumë lehtë gol

Lukas Vaskez ka qenë një nga pikat e dobëta të Realit në humbjen kundër Milanit. Dhe mbrojtësi i djathtë i Realit nuk është fshehur pas gishtit, duke pranuar se ekipi nuk ka luajtur mirë.

“Ishte një ndeshje e komplikuar në të cilën ata kaluan në epërsi, ne barazuam pak a shumë shpejt dhe para pjesës së parë ata shënuan atë gol, kur ndoshta ne kishim ndeshjen nën kontroll. U përpoqëm në pjesën e dytë por në një kundërsulm na shënuan golin e 1-3.

Më pas aty u bë gati e pamundur. Jemi në një moment në të cilin rivalët po na ndëshkojnë shumë, ndaj ne duhet të vazhdojmë të punojmë që kjo të mos ndodhë më,” tha mes tjerash Vaskez.

 

Lukas ka folur dhe për golat e shumtë të pësuar.

 

“Kemi bërë një figurë të keqe. Nuk është vetëm faji i mbrojtjes apo i sulmit. Publiku ka fërshëllyer dhe me të drejtë, pasi i kemi zhgënjyer”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button