Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Dion Gallapeni është shumë afër transferimit te skuadra polake Visla Plok, në formë huazimi me opsion blerje. Çuditërisht, Gallapeni e ka humbur vendin te skuadra e tij Vidzhev Lodxh, ku nuk ishte fare i ftuar në ndeshjen e fundit dhe pritet të ndryshojë skuadër gjatë ditëve të ardhshme.
Sipas raportimeve të gazetarit Tomas Vlodarçuk, Gallapeni do t’i bashkohet Plokut në formë huazimi me opsion blerje, por nuk është e qartë se cila do të jetë vlera nëse klubi polak vendos ta aktivizojë këtë klauzolë.
Plok po shkakton befasi të mëdha në Poloni këtë edicion, duke luftuar për titullin kampion ndërsa Lodxh ndodhet në garë për mbijetesë, ndaj një largim i mbrojtësit do të jetë një lëvizje mjaftë e mençur.
Gallapeni i është bashkuar Lodxhit vetëm në korrikun e vitit 2025, ku ka zhvilluar 10 paraqitje deri më tani, për të kontribuar me një gol. Skuadra polake pagoi 250 mijë euro te Prishtina në verë, por tani pritet të fitojnë miliona euro prej tij.
Kujtojmë, me paraqitjet e jashtëzakonshme në fanellën e Kosovës vlera e tij ka shkuar në 2.5 milionë euro, teksa raportohet se është në “radarin” e Bolonjas për në verë.








