Mbrojtja më e mirë ndaj mikroplastikës mund të jetë tashmë në frigoriferin tuaj

Mbrojtja më e mirë ndaj mikroplastikës mund të jetë tashmë në frigoriferin tuaj

Frutat dhe perimet me ngjyra të forta mund të ndihmojnë trupin të përballojë pasojat e mikroplastikës, sugjeron një studim i ri

Nga çajet e paketuar dhe buzëkuqet, deri tek detergjentet për enëlarëse dhe çamçakëzi – mikroplastika është gjithandej. Por lajmi i mirë është se ngjyrat e frutave mund të fshehin një sekret mbrojtës, ka shkruar “Food and Wine”.

Një studim i publikuar në Journal of Pharmaceutical Analysis ka treguar se frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë të antocianinave – pigmenteve natyrore që u japin atyre ngjyrën e kaltër, vjollcë apo të kuqe, mund të ndihmojnë në zbutjen e dëmeve që mikroplastika shkakton në trup, sidomos në sistemin riprodhues.

Çka janë antocianinat?

“Antocianinat janë flavonoidë me veti të fuqishme antioksiduese dhe antiinflamatore”, ka shpjeguar doktori Angelo Falcone, themelues i “Dignity Integrative Health and Wellness”. Ato gjenden në ushqime si boronicat, manaferrat, lakra e kuqe dhe misri i purpurt. Janë më shumë se 700 lloje të ndryshme dhe përveçse ngjyrosin natyrshëm ushqimet, ato mbrojnë qelizat dhe ADN-në nga dëmtimet.

Si ndikojnë mikroplastikat në shëndet?

Mikroplastikat funksionojnë si pengesë e gjëndrave endokrine, pra ndërhyjnë në sistemin hormonal, duke ndikuar te fertiliteti, metabolizmi dhe zhvillimi. Ato mund të kalojnë barriera mbrojtëse si për shembull placenta apo gjaku i testikujve, duke akumuluar në organet riprodhuese. Pasoja? Dëmtim i qelizave riprodhuese dhe çrregullim hormonal.

Roli i antocianinave

Sipas Falcones, antocianinat luftojnë stresin oksidativ dhe inflamacionin që shkaktohet nga mikroplastikat. Për më tepër, ato ndërveprojnë me receptorët steroidë, komponent kyç për funksionimin hormonal të trupit, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrave hormonalë.

Cilat janë burimet më të pasura me antocianina?

Frutat: boronica, manaferrat, rrush i kuq, shega, boronica e kuqe

Lakra e kuqePatatja vjollcëMisri ngjyrë vjollcë

Perimet: lakra e kuqe, patatja vjollcë, misri ngjyrë

Orizi i zi

Drithërat: orizi i zi

Rregulli i artë: Sa më e thellë ngjyra, aq më shumë antocianina përmban ushqimi.

Sa duhet të konsumuar?

Nuk ka një dozë të saktë të rekomanduar, por studimet sugjerojnë rreth 50 mg antocianina në ditë, që përkthehet në një filxhan me boronica ose gjysmë filxhani me manaferrat. Ajo që ka rëndësi është konsistenca – përfitimet janë akumulative dhe shfaqen me kalimin e javëve e muajve.

Përfitime shtesë

Përveç mbrojtjes nga mikroplastikat, antocianinat ndihmojnë në:

Shëndetin e zemrës

Funksionin e trurit dhe kujtesën

Uljen e rrezikut nga disa lloje të kancerit (si ai i lëkurës dhe zorrës së trashë)

Balancimin hormonal dhe ruajtjen e funksionit të vezoreve dhe testikujve

LEXO EDHE:

Back to top button