Mbush xhepat pas divorcit të parakohshëm, ja shuma marramendëse fituar nga “Red Bull”

Aventura e gjatë e Kristian Horner me “Red Bull” ka përfunduar zyrtarisht. I zhveshur nga të gjitha detyrat e tij operative prej dy muajsh dhe i zëvendësuar Laurent Mekies, menaxheri anglez dhe ekipi austriako-britanik po ndahen gjithashtu ligjërisht.

Siç ishte e lehtë të parashikohej, Horner ka mbushur mirë xhepat pas “divorcit” të paerakohshëm. Shifrat janë padyshim konfidenciale, por burimet vlerësojnë se pagesa e ndërprerjes së kontratës, që “Red Bull” do t’i paguajë atij gjatë pesë viteve të ardhshme, është midis 70 dhe 100 milionë dollarëve.

Ish-Drejtori i Ekipit dhe Drejtori Ekzekutiv i “Red Bull” është pra i lirë t’i përkushtohet sfidave dhe shpërblimeve të reja, duke përfshirë edhe Formula 1. Ekipi i sapoformuar “Cadillac” dhe “Alpine”, të cilët po përballen me një sezon zhgënjyes, kanë shfaqur interes për të.

“Falënderojmë Kristianin për punën e tij të jashtëzakonshme gjatë njëzet viteve të fundit. Me angazhimin e tij të palodhur, përvojën, ekspertizën dhe mendimin inovativ, ai ka qenë instrumental në vendosjen e Red Bull Racing si një nga ekipet më të suksesshme dhe tërheqëse në Formula 1”, thuhet në deklaratën e “Red Bull”.

LEXO EDHE:

Back to top button