Mbushja e baterise me valë po testohet në një autostradë: Janë planifikuar mijëra kilometra autostrada të tilla
Nëse testimi në këtë seksion do të sjellë rezultatet e dëshiruara, pritet që deri në vitin 2030 të elektrizohen 5000 kilometra korsi trafiku dhe deri në vitin 2035 deri në 9000 kilometra.

Një seksion testimi i një autostrade me karikim induktiv është instaluar për herë të parë në Francë, një vit më vonë se sa ishte planifikuar. Është një seksion prej dy kilometrash i autostradës A10, që lidh Parisin dhe Orleanin.
Në janar filloi puna për vendosjen e pllakave me induksion që do të ngarkojnë bateritë e automjeteve ndërsa lëvizin përgjatë rrugës. Që ky sistem të funksionojë, automjetet elektrike duhet të pajisen me një marrës induktiv, të ngjashëm me karikimin me valë për telefonat celularë.

Çdo automjet do të ketë një spirale që do të marrë energji nga bobinat e futura në rrugë dhe gjatë periudhës së testimit do të shqyrtohet përputhshmëria dhe efikasiteti i karikimit.
Si pjesë e testimit, lloje të ndryshme automjetesh – makina, furgona, kamionë dhe autobusë – do të përdorin këtë teknologji dhe shumë automjete do të mund të karikojnë njëkohësisht në të njëjtin seksion.
Puna duhet të përfundojë në prill të vitit 2025, sipas informacioneve të kompanisë “Electreon”, e cila në vitin 2023 ka marrë kontratën për zbatimin e kësaj teknologjie izraelite.
