Mbyllet pjesa e parë, ky është rezultati në mes Maqedonisë e Italisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll mbylli pjesën e parë në takimin më Italinë në Shkup. Në 45 minutat e para në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, që të dy kombëtaret kishin rastet e tyre për të shënuar gol. Më konkret ishin mysafirët, të cilët goditën edhe shtyllën, ndërsa në dy raste fati sportive ishte në anën e Maqedonisë, e cila arriti me forcat e fundit të mbrojtjes të ndal ndryshimin e rezultatit.
Ndërkohë rastin më të mirë për të shënuar për Maqedoninë e kishte Miovski në minutën e 18-të, ndërsa më vonë, goditjen nga 20 metra prej Elif Elmasit, pa vështirësi e ndali Donaruma. Marë në përgjithësi, lojë e mirë e dy kombëtareve, që kënaqi të gjithë të pranishmëit në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Para nismës së takimit tre futbollist të Maqedonisë, regjitruan paraqitjen e 50-të në fanellën e Maqedonisë – Ilija Nestorovski, Elif Elmas dhe Visar Musliu. Të tre futbollistët u nderruan me një dhuratë nga FFM.