Mbyllet raundi i parë, kualifikohen më tej Zverev e Gauf

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të parë të Grand Slam të Roland Garros në tenis.
Tenisti serb Novak Gjokoviç fitoi 3-0 (6-3, 6-3, 6-3) ndaj Mekenzi Mekdonald. Më tej avancon edhe numri 3 në botë, gjermani Aleksander Zverev, që mundi po 3-0 Lerner Tien.
Nga gara u tërhoq tenisti rus Danil Medvedev, që udhëhiqte 2-1 para se të dëmtohej. Në raundin e dytë avancojnë edhe Xhek Drejper, Aleks de Minaur, Andrej Rublev e Kameron Norrie.
Nuk ka surpriza edhe te femrat, ku numri 2 në botë, Koko Gauf, fitoi 2-0 (6-2, 6-2) ndaj Olivia Gadecki. Kualifikohet për më tej edhe Mirra Andreeva, Viktoria Azarenka, Sofia Kenin e Xhesika Pegula.