Mbyllet sezoni i rregulltë, mësohet çiftet e 1/8 së finales në NBA

Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në NBA dhe kështu u bënë të njohur të gjithë pjesëmarrësit në “Play-Off” dhe “Play-In”. Pas ndeshjeve Play-In do të bëhen të njohura të gjitha çiftet e ‘Play-Off-it’, pasi skuadrat më të mira të sezonit të rregullt janë ende në pritje të rivalit të tyre të parë në Play-Off.

Sakramento Kings dhe Dallas Maveriks, Golden Stejt Uarriors dhe Memfis Grizli do të luftojnë për një vend në “Play-Off” përmes “Play-In” në Perëndim, ndërsa Çikago Bulls dhe Majami Hit, Atlanta Houks dhe Orlando Mexhik do të takohen në Lindje.

Play-in – Lindje :

  1. A) Orlando (7) – Atlanta (8)
  2. B) Çikago (9) – Majami (10)

Perëndim :

  1. A) Golden Stejt (7) – Memfis (8)
  2. B) Sakramento (9) – Dallas (10)

Çerekfinalet e Play-Off-it:

Lindje :

  1. A) Klivlend (1) – Humbësi A/Fitues B
  2. B) Bostoni – Fituesi A
  3. C) Nju Jork (3) – Detroit (6)
  4. D) Indiana (4) – Milluoki (5)

Perëndim:

  1. A) Oklahoma (1) – Humbësi A/Fitues B
  2. B) Hjuston (2) – Fituesi A
  3. C) LA Lejkers (3) – Minesota (6)
  4. D) Denver (4) – LA Klipers (5)

Kujtojmë se titullin kampion të NBA-së e mbron skuadra e Boston Seltiksit, e cila mundi Dallasin në finalet e vitit të kaluar dhe fitoi unazën, ndërkohë ndeshjet e para të “Play-In” do të luhen më 17 prill.

LEXO EDHE:

Back to top button