Mbyllet takimin në Seria A, merret vendimi për 3 skuadrat e Superligës

Ka përfunduar mbledhja e klubeve të Serie A, pas krijimit të Superligës Evropiane. Juventusi, Interi dhe Milani kanë shprehur interesin e tyre të qëndrojnë në Serie A dhe të luajnë aty edhe pse tani janë pjesë e Superligës Evropiane, ka njoftuar gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Por, UEFA do të luftojë që t’i suspendojë klubet e Superligës edhe nga ligat vendore. Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, nëse jetësohet.