Më 14 shkurt 1944 në Pejë lindi Faruk Begolli

Më 14 shkurt 1944 në Pejë lindi Faruk Begolli

Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jugosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë.

Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Artevetë të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit.

Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve.

Begolli luajti në më shumë se 60 filma. Në fund të viteve 1980, Begolli u kthye nga Beogradi në Kosovë, ku punoi si profesor në Fakultetin e Dramës të Universitetit të Prishtinës.

Roli i fundit kryesor i Faruk Begollit ishte në filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’ (1997) të Ekrem Kryeziut. Paraqitet për herë të fundit në filmin e shkurtër ’10 Minuta’ (2004) të regjisorit Burim Haliti.

Faruk Begolli ndërroi jetë më 23 gusht 2007, pas një beteje të gjatë me kancerin.

LEXO EDHE:

Back to top button