Më 14 shtator protestë e përbashkët e transportuesve të Ballkanit Perëndimor
Transportuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftojnë se më 14 shtator do të nisin protestën e përbashkët, në pikat kufitare me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Transportuesit kërkojnë zgjidhje konkrete për problemin e kufizimit të qëndrimit të shoferëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në zonën Shengen, i cili aktualisht kufizohet në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.
Shoferët vazhdojnë të përballen me arrestime dëbime, ndalime hyrjeje dhe pasoja të tjera nga zbatimi i rregullave ekzistuese. /Alsat.mk








