Më 15 gusht 1969 filloi festivali i Woodstock
Më 15 gusht 1969 filloi festivali i Woodstock

Sot filloi e para nga katër ditët e festivalit Woodstock, i cili edhe sot e kësaj dite mbahet mend si më i madhi dhe më legjendar në historinë e muzikës.
Festivali u mbajt në fermën e Max Jasgur në qytetin Bitel, rreth 65 kilometra në jugperëndim të qytetit të vogël Woodstock në shtetin e Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara.
Dita e parë u shfaq nga Richie Havens, Satchidananda Saraswati, grupi rock Sweetwater, Burt Somner, Tim Hardin, Ravi Shankar, Melanie, Arlo Guthrie dhe Joan Baez.
Plani fillestar ishte që festivali të përfundonte në datën 17, por ai u shty për një ditë tjetër. Supozohet se gjatë katër ditëve kanë qenë të pranishëm gjithsej 400 mijë persona.