Më 21 tetor 1991 në Prishtinë ndërroi jetë Lorenc Antoni
Më 21 tetor 1991 në Prishtinë ndërroi jetë Lorenc Antoni

Më 21 tetor 1991 në Prishtinë ndërroi jetë Lorenc Antoni, kompozitori, dirigjenti dhe etnomuzikologu i mirënjohur shqiptar.
Në foton e parë, nxënësit e shkollës fillore shqiptare katolike të Shkupit, viti shkollor 1922/23. Në mes, ipeshkvi i Shkupit, At Gaspër Zadrima dhe mësuesi Engjëll Ndoci.
Ndër nxënësit e shkollës ishin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza, në anën e majtë të mësuesit) dhe Lorenc Antoni (djaloshi i gjatë, pas ipeshkvit).
