" "
Më 21 tetor 1991 në Prishtinë ndërroi jetë Lorenc Antoni, kompozitori, dirigjenti dhe etnomuzikologu i mirënjohur shqiptar.
Në foton e parë, nxënësit e shkollës fillore shqiptare katolike të Shkupit, viti shkollor 1922/23. Në mes, ipeshkvi i Shkupit, At Gaspër Zadrima dhe mësuesi Engjëll Ndoci.
Ndër nxënësit e shkollës ishin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza, në anën e majtë të mësuesit) dhe Lorenc Antoni (djaloshi i gjatë, pas ipeshkvit).






