Më 27 qershor 1940, nazistët filluan të përdorin makinën Enigma

Më 27 qershor 1940, nazistët filluan të përdorin makinën Enigma

Në këtë ditë gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat e Wehrmacht vunë në funksion një pajisje të re radio komunikimi, makineria më e sofistikuar e mesazheve të koduara në atë kohë.

Makina, e quajtur Enigna, hyri në punë në Francën e pushtuar, ku gjermanët dërguan me sukses një mesazh të koduar nga stacionet radio në Brest dhe Cherbourg për bombarduesit gjermanë me udhëzime për të bombarduar Britaninë.

Enigma është një shpikje e vitit 1919 nga shpikësi holandez Hugo Koch për përdorim biznesi. Më vonë u përmirësua nga nazistët përpara se të merrnin versionin përfundimtar të cilin ata e konsideronin të padepërtueshëm.

Më vonë britanikët ende arritën të deshifrojnë mesazhet gjermane.

LEXO EDHE:

Back to top button