Me 6 miliardë euro në vit ajri do të pastrohet deri në vitin 2050

Komisioni Evropian propozoi një grup të ri rregullash për shtetet anëtare në mënyrë që të ulin ndotjen e ajrit në minimum deri në vitin 2050. Sipas analizave të ekspertëve të BE-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit në BE është përgjegjëse për 300,000 vdekje në vit.

KE propozon të futen ndryshime në direktivën e cilësisë së ajrit për të futur qëllime të reja që do t’i përgjigjen kërkesave të OBSH-së. Bashkimi Evropian shënon rezultate të dobëta në lidhje me ambiciet e OBSH-së në fushën e ndotjes së ajrit.

Me ndryshimet në direktivë, Komisioni Evropian dëshiron që shtetet anëtare të arrijnë cilësi më të lartë të ajrit deri në vitin 2030 dhe zero ndotje të ajrit deri në vitin 2030, ose më mirë të pastrojnë ajrin nga substancat më të dëmshme. Me këtë propozim, Komisioni vlerëson se prania e grimcave PM2.5 do të zvogëlohet në më shumë se gjysmën.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që qytetarët të organizohen përmes organizatave joqeveritare dhe veprimeve kolektive për të marrë kompensim në rast të mosrespektimit të direktivës së BE-së për cilësinë e ajrit nga një shtet anëtar. Komisioni njofton se, nëse miratohet, kjo direktivë e ndryshuar do të sigurojë drejtësi më të madhe klimatike dhe dënime më të mëdha për ata që nuk respektojnë ligjet për të luftuar ndotjen e ajrit.

Rezultati do të ishte një “përmirësim dramatik” i cilësisë së ajrit deri në vitin 2030 për më pak se gjashtë miliardë euro në vit.

– Një mjedis jo i shëndetshëm ka pasoja direkte dhe të shtrenjta në shëndetin tonë. Çdo vit qindra mijëra evropianë vdesin para kohe dhe shumë të tjerë vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive për shkak të kancereve të shkaktuara nga ndotja. Sa më gjatë të presim për të reduktuar këtë ndotje, aq më shtrenjtë do t’i kushtojë shoqërisë – tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans. Propozimi duhet të pranohet nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare.

LEXO EDHE:

Back to top button