Më 8 mars, mund të ndryshohet fati i Kilian Mbapes

Të martën e ardhshme, më 14 shkurt, PSZH do të përballet me Bajern Munihun në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Një duel në të cilin Kilian Mbappé nuk do të jetë për shkak të lëndimit. Për rikthimin, më 8 mars, ylli francez shpreson të rikuperohet.
Një angazhim jetik, jo vetëm për aspiratat e PSZH-së në kompeticionin më të lartë europian, por, mesa duket, për të ardhmen e Mbapes. Sulmuesi francez do të ishte i gatshëm të kërkonte largimin nga skuadra franceze në rast të eliminimit prej Ligës së Kampionëve nga bavarezët. Një dështim i ri për PSZH-në në Ligën e Kampionëve do të nënkuptonte shtytjen përfundimtare për Mbapen. Nëse po, Kilian do t’i kërkonte Al-Khelaiffit që ta linte të largohej nga klubi në merkaton e verës së ardhshme.
Mbapé është i vetëdijshëm se PSZh nuk do të jetë e gatshme ta lërë yllin e vet të madh “të arratiset” në merkaton e verës. Do të jetë e vështirë për të që të largohet, pasi të ketë zbritur një vit nga kontrata e tij. Nëse nuk ia del, sulmuesi francez mund të nënshkruajë edhe një parakontratë me Real Madridin për vitin 2024, duke u siguruar kështu që të dyja palët të mos përsërisin atë që ndodhi vitin e kaluar.
Situata e keqe e Mbappe brenda PSZH-së është përfolur prej disa muajsh. Lojtari nuk është i lumtur në klub dhe, ndërsa drejtuesit e tij përpiqen ta bindin atë të rinovojë, duket gjithnjë e më e qartë se aspiratat e francezit nuk shkojnë më nga skuadra pariziene.