Me A1 Combo për herë të parë edhe sigurim të shtëpisë

Me A1 Combo për herë të parë edhe sigurim të shtëpisë

Duke filluar nga sot, të gjithë përdoruesit pakos A1 Combo mund të sigurojnë shtëpinë e tyre me sigurimin e kombinuar të shtëpisë dhe pajisjeve për shërbimet e komunikimit elektronik, të ofruara nga kompania e sigurimeve Triglav. Pagesa mujore për sigurim është vetëm 199 denarë dhe do të përfshihet në faturën për shfrytëzimin e shërbimeve nga A1. Pakoja ofron mbulim për objektin e banimit dhe sendeve të shtëpisë, si dhe për para kesh, letra me vlerë, stoli, dokumente etj. Në të njëjtën kohë, mbron nga zjarri, rrjedhja e ujit nga instalimet dhe rreziqe të tjera në shtëpi, nga vjedhjet dhe grabitjet, si dhe nga përgjegjësia ndaj palëve të treta, përkatësisht dëme të shkaktuara tek fqinjët.

“Me nënshkrimin e kontratës për shërbime fikse përmes A1 Combo, shfrytëzuesit fitojnë mundësinë për sigurim të plotë të shtëpisë së tyre nga partneri dhe kompania më e mirë e sigurimeve në Maqedoni, Triglav”, deklaroi Metodija Mirçev, Drejtor Ekzekutiv i A1 Maqedoni. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button