Me fishkëllime përcillet prezantimi i emrave të lojtarëve të Izraelit

Ndeshja Kosovë – Izrael luhet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45, e cila është e vlevshme për kualifikimet për “Euro 2024”.
Gjatë stërvitjes para fillimit të takimit u regjistruan fishkëllima të spektatorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, në lindje, gjatë prezantimit të lojtarëve të Izraelit. Stadiumi është ende thuajse i zbrazët.