“Me ose pa makinën e sigurisë, ne do ta kishim fituar garën e Moncës”

Gara për Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1, pati një fund jo fort të këndshëm, pasi u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë. Ajo hoqi të gjitha diferencat kohore që pilotët kishin në pistë, me Verstapenin që udhëhiqte me 17 sekonda ndaj Leklerkut.

Holandezi i “Red Bul”-itl e fitoi garën me meritë, pasi mori kryesimin pas 15 xhirosh dhe e ruajti atë deri në fund. Ndërsa monogasku i “kokëkuqes”, Sharll Leklerk, shpresonte në një duel në xhiron apo xhirot e fundit, duke parë mundësinë e artë që iu dha me hyrjen e makinës së sigurisë.

“Ne dëshirojmë ta mbyllim garën në mënyrë normale, por për sa i përket rezultatit në “Monza”, makina e sigurisë nuk do të ndryshonte asgjë. Ne kishim makinën më të shpejtë, ishim të shkëputur dhe do ta fitonim garën, me apo pa makinën e sigurisë”, tha Verstapen.

LEXO EDHE:

Back to top button