Me sa duket Leonadro DiCaprio do i japë fund beqarisë, thuhet se Camila Morrone është vajza me fat

Leonardo DiCaprio mund të jetë afër martesës me Camila Morrone, duke i thënë lamtumirë njëherë e përgjithmonë jetës si beqar. Pasi u konsiderua për vite e vite me radhë “beqari legjendar i Hollywoodit”, tashmë aktori i Titanikut duket se më në fund gjeti lumturinë pranë modeles 23-vjeçare me origjinë argjentinase e cila, sipas shumë njerëzve, mund të jetë “e duhura”.

Sigurisht, e njëjta gjë u tha edhe për Gisele Bündchen dhe Bar Refaeli (me të cilët Leonardo DiCaprio kishte dy lidhje të gjata dashurie), por si asnjëherë më parë Leo duket se më në fund është gati të bëjë hapin e madh duke ndjekur  gjurmët e ish-beqarëve të tjerë tepër të lakmuar si George Cooley apo Princ Harry, tani “lumturisht” të martuar dhe me fëmijë.

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë në lidhje prej më shumë se tre vitesh dhe sipas disa burimeve shumë të afërta me çiftin, dy zogjtë janë çmendurisht të dashuruar me njëri-tjetrin: “Camila është vajza e ëndrrave të tij”, shpjegoi një person i brendshëm për ET Online ” Ajo është e re, e ëmbël, e thjeshtë, plus që shkon mirë me familjen e tij dhe anasjelltas. Tani ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe gjërat mes tyre duket se funksionojnë në mënyrë perfekte ”. Kjo shpjegon pse Morrone tani do të përkufizohej nga të gjithë si “The One” që arriti “ta mbledh” Leonardon, siç do thoshin gjyshet tona.

Pavarësisht diferencës prej 23 vitesh që i ndan ata (ai është 46 vjeç, ajo është 23 vjeç) DiCaprio dhe Morrone duket se shkojnë mirë  dhe bien dakord deri në pikën që aktori hollivudian të mendojë të krijojë një familje me Camila. A mund të jetë dëshira për ta bërë botën një vend më të mirë që lidh çiftin në një mënyrë të pazgjidhshme? Kush e di, ndërkohë që po mbajmë nën vëzhgim gishtat e unazës së Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone, kurrë nuk i dihet se një unazë e bukur e fejesës mund të shfaqet brenda natës …

LEXO EDHE:

Back to top button