SHBA, virusi korona merr më shumë jetë se Lufta e Dytë Botërore

Pandemia e koronavirusit mori më shumë jetë amerikane sesa Lufta e Dytë Botërore. Plot 420,000 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Nga hulumtimi i Muzeut Kombëtar të Luftës së Dytë Botërore në shtetin e New Orleans, zbulohet se rreth 418,500 Amerikanë të vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore nga 1939-45.

Pas raportimit të vdekjes së parë nga virusi në fillim të shkurtit 2020, SHBA kryeson listën e zezë me 400,000 vdekje në gati një vit. Në total, vendi ka regjistruar 25.1 milion raste pozitive dhe 419,215 viktima, duke vazhduar të jetë vendi më i goditur nga pandemia.

Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 21,848,655 njerëz kanë marrë vaksina të koronavirusit të krijuar nga Pfizer-BioNTech ose Moderna.

Udhëtarët që kanë qenë në Brazil, Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, pjesën më të madhe të Evropës dhe Afrikën e Jugut do të kufizohen, raportoi CNN duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

LEXO EDHE:

Back to top button