Më shumë se 800 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që e goditi Marokun

Më shumë se 800 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që e goditi Marokun

Gazetare: Ajnur Bafqari

Dridhje intensive, zhurma të mëdha, frikë e ankth. Me këto fjalë e përshkruajnë tmerrin banorët e Marokos, pas tërmetit 6.8 ballësh që goditi vendin.

Tërmeti i cili vrau e lëndoi shumë banorë, ndërsa prapa vetes la shumë ndërtesa të shkatërruara, I kishte gjetur marokenët teksa po bënin gjërat e tyre të zakonshme.

Të mbijetuarit që kaluan natën në qiell të hapur apo nëpër spitale, rrëfejnë tmerrin e përjetuar.

“Isha për vizitë tek fqinjët në të njëjtën ndërtesë në katin e tretë, papritur pamë gjëra që bienin prej lart, si enë dhe gjëra të tjera që ishin të ngjitura në mur, e kishim të pamundur të ulemi apo të qëndrojmë në këmbë, pastaj ikëm jashtë shtëpisë, njësoj sikuse të gjithë njerëzit e tjerë. Me të vërtetë tërmeti ishte shumë I fortë”, tha një banor.

“Ne ishim të befasuar nga një dridhje intensive, gjithëka në shtëpi po lëvizte, ne nuk e dinim çfarë ndodhi, nëna ime më tha se ishte tërmet, unë thash jo nuk është e mundur, më pas e lamë shtëpinë shumë shpejtë”, tha një banore.

“Unë isha në shtëpinë time, pash njerëz që po dilnin jashtë, dëgjova shumë zhurmë, mendova se ishte shi, por ishte zëri i tërmetit”, u shpreh një banor tjetër.

“Unë po flija, fillimisht ndjeva një lëvizje në shtrat, nuk e besova, por herën e dytë isha i sigurt se ishte një tërmet, u përsërit tre herë”, theksoi një banor.

“Ne po shkonim në punë natën. Kur dëgjuam tërmetin, vrapuam jashtë, por një murë ra mbi kokën time. Pastaj erdhëm në spital”, tha një i lënduar.

“Pas namazit të jacisë shkuam për të fjetur, por pas disa sekondash e ndjemë tërmetin dhe dolëm nga shtëpia dhe pas kësaj e gjithë shtëpia u shkatërrua”, tha i lënduari.

Tërmeti i parë 6.8 ballësh që zgjati disa sekonda, ishte vrasës dhe shkatërrimtar I objekteve historike të Marokos, pasi ndodhej në një sipërfaqe të cekët të tokës. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara tërmeti ishte me epiqendër 18 kilometra nën sipërfaqen e tokës, ndërkohë që nga agjencia sizmike e Moroccos thonë se ishte vetëm 8 kilometra poshtë. Vetëm 19 minuta më vonë, tërmeti u përcoll nga një pasgoditje 4.9 ballëshe sipas shkallës së rihterit.  Tërmeti I cili la të shkatërruara shumë objekte prej fshatrave në Malet e Atlasit deri tek qyteti historik i Marakeshit, cilësohet si më I rëndi që ka goditur Marokon në 120 vitet e fundit, ai rrëzoi ndërtesa dhe mure në qytetet antike të bëra prej guri dhe objekte të tjera që nuk ishin projektuar për t’i bërë ballë tërmeteve./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button