Më shumë vizitorë në zonat veriore! Preferojnë më shumë kampingje e çadra sesa hotele

Më shumë vizitorë në zonat veriore! Preferojnë më shumë kampingje e çadra sesa hotele

Në strukturat akomoduese të vendit tonë ka pasur rritje të shfrytëzimit të kapaciteteve në prill të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, ndikuar kjo edhe nga pandemia.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Insituti i Statistikave për strukturat akomoduese ka pasur rritje të numrit të vizitorëve vendas, por edhe të huaj.

 

INSTAT vlerëson se numri i vizitorëve rezident është rritur me 34,5%, ndërsa numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 35,7%;

Po ashtu, numri i netë-qëndrimeve gjithsej është rritur me 59,0%, në krahasim me prill 2021.

Sipas INSTAT, numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë prej 62,0%. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 56,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,6 herë.

Në muajin prill 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:  sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (50,1%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “zonat Jo-bregdetare” (58,9%);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,3%)” vlerëson INSTAT.

Numri i netë-qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 72,4%.

Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 52,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë-qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,7 herë.

INSTAT vlerëson po ashtu se në muajin prill 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:  sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (54,2%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (55,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,5%)” thuhet në publikim.

LEXO EDHE:

Back to top button