Me vetëm një postim, Trump i shton gjysmë miliardë dollarë vlerës neto të aplikacionit të tij
Me vetëm një postim, Trump i shton gjysmë miliardë dollarë vlerës neto të aplikacionit të tij
Aksionet e rrjetit social të presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, kishin rënë me shpejtësi pas një rritjeje jetshkurtër.
Por, me një postim të vetëm në Truth Social, Trump ndihmoi në rritjen e aksioneve dhe si rezultat i shtoi gjysmë miliardë dollarë vlerës neto të aplikacionit.
Bëhet e ditur se në tregun e hapur, aksionet e Trump Media and Technology Group kishin rënë 42%, shkruan CNN.
Por, gjysmë ore më pas, kur aksionet ishin përsëri në rënie, Trump bëri një postim: “Ka thashetheme dhe/ose deklarata të rreme, të pavërteta dhe ndoshta të paligjshme të bëra nga, ndoshta, tregu manipulator, se jam i interesuar të shes aksione. Ato thashetheme apo deklarata janë të rreme. Nuk e kam ndërmend të shes”.
Menjëherë pas kësaj, aksionet u rritën gati 15%.
Bëhet e ditur se Trump është aksioneri i vetëm më i madh i kompanisë dhe 114.75 milionë aksionet e tij tani kanë vlerë rreth 3.7 miliardë dollarë.
Megjithatë, fakti që ai mund të përfitojë financiarisht nga deklaratat që ai bën në platformë ka ngritur shqetësime etike.