Meçi më i bezdisshëm i boksit mbyllet me barazim

Flojd Mejuether nuk e ka mposhtur personalitetin e njohur në Youtube, Logan Paul. Meçi ishte tejet monoton dhe në fund sipas pritshmërive përfundoi pa fitues. Për tetë raunde, dy boksierët më shumë u sollën rreth ringut duke mos e lënduar njëri-tjetrin.

Mejuether, 44 vjeç, u pensionua nga boksi profesionist me një rekord të përkryer prej 50 fitoreve nga 50 luftëra në vitin 2017, por ai vendosi të kthehej në ring për një meç tetërundesh ekzibicioni kundër Paul.

Po të donte, Mayëeather mund ta përfundonte këtë meç në raundin e parë dhe për pak sekonda.

LEXO EDHE:

Back to top button