Medalja evropiane për peshëngritësen Evangjeli Veli

Evangjelia Veli është kampione e re e Europës në peshëngritje, deri në peshën 55 kg për femra dhe kjo është hera e parë që ndodh për një sportiste shqiptare. Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medaljen e argjendit.

Veli ngriti 95 kg në shkëputje dhe u rendit e para, ndërsa në shytje fillimisht nisi me 108 kg, duke e ngritur të sigurt.

Në fund ajo ngriti 113 kg, po aq sa Konotop Kamila, e cila e ngriti e para këtë peshë dhe përfitoi nga rregullorja për të marrë medaljen e artë. /abcnews.al

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button