Medalje e bronztë për karateistet e Kosovës në Evropianin në Armeni

Ekipi i vajzave të Kosovës në karate ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.

Ky kampionat po mbahet në Jerevan të Armenisë, derisa ekipi i Kosovës në përbërje me Fortesa Oranan, Vlera Qerimin, Behije Mustafen dhe Elmedina Istogun kanë triumfuar për Medaljen e Bronztë.

 

Njoftimi nga Komiteti Olimpik i Kosovës:

 

Ekipi i vajzave në karate ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Yerevan të Armenisë.

Vajzat tona të përbëra nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Behije Mustafa e Elmedina Istogu, të udhëhequra nga përzgjedhësi Isak Curri, triumfuan ndaj Greqisë në luftën për medalje. Më herët kishin mundur Armeninë, Spanjën dhe Ukrainën.

Urime vajzave, trajnerëve dhe FKK-së. Është kjo medalja e dytë e bronztë për ekipin tonë, pas asaj të fituar dje nga Betim Maliqi.

LEXO EDHE:

Back to top button