Medalje Presidenciale të Meritave për Haxhi Robin Krasniqin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar boksierin Haxhi Krasniqi me Medaljen Presidenciale të Meritave. Përmes një statusi në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një video, Thaçi ka falënderuar boksierin për emocionet e papërshkrueshme të dhuruara në çdo ndeshje të boksit.

Kampionin botëror të boksit, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport. E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi. Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën! ka shkruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Robin Krasniqi, i cili përfaqëson Gjermaninë në boks, është shpallur kampion bote në kategorinë e peshave të gjysmë të rënda në versionet “IBO” dhe “VBA”. Krasniqi mundi gjermanin Dominik Boezel, në raundin e tretë me nokaut. /Lajmi.net/ 

LEXO EDHE:

Back to top button